Zyrtare: Zidane rikthehet në postin e trajnerit të Real Madridit

302

Real Madridi e ka shkarkuar nga posti i trajnerit Santiago Solarin, ndërsa në vend të tij është rikthyer legjenda Zinedine Zidane.

Konfirmimi është bërë  përmes një komunikatë të Los Blancos, ndërsa ikona franceze e futbollit ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

“Në takimin e sotëm, e hënë, 11 mars 2019, Bordi i Drejtorëve të Real Madridit ka vendosur që t’ia ndërpresë kontratën që e lidhte Santiago Solarin me klubin si trajner të ekipit të parë dhe në të njëjtën kohë, Real Madridi i ka ofruar që të vazhdojë të jetë pjesë e klubit”.
“Real Madridi e vlerëson punën e bërë nga Santiago Solari dhe përkushtimin dhe besnikërinë që e ka treguar gjithmonë ndaj kësaj shtëpie”.

“Bordi i Drejtorëve po ashtu ka arritur marrëveshje për caktimin e  Zinedine Zidane si trajner të ri të Real Madridit deri më 30 qershor 2022”.

“Presidenti i Real Madridit do të paraqitet në konferencë për media së bashku me Zidane gjatë ditës së sotme në orën 20:00 në dhomën e shtypit në stadiumin Santiago Bernabeu”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *