Zyrtare: Zgjedhjet për KKSH më 26 tetor!

181

Ministrja për administrim dhe vetqeverisje lokale, Kori Udoviçki, dje edhe zyrtarisht ka shpallur zgjedhjet për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare në Serbi, ku 26 tetori do të jetë data në të cilën votohet për përfaqësuesit e Këshillave Kombëtare për pakicat në Serbi.

Përfaqësuesit e 17-të pakicave kombëtare, të cilët jetojnë në Serbi, do të zgjedhin në mënyrë të drejtëpërdrejtë këshillat e veta, derisa në zgjedhjet e 26 tetorit, nuk do të dalin pakica ruse dhe ajo turke, shkruan B92.

Gjithashtu, ministrja Udoviçki, ka deklaruar që nga 17-të pakicat kombëtare, përfshirë edhe ate shqiptare, vetëm katër pakica (polakët, malazezët, maqedonët dhe kroatët) do të votojnë sipas mënyrës së elektortëve, e që është ndryshe nga ajo e mënyrës së drejtëpërdrejtë.

Megjithate, 26 tetori do të duhej të jetë një sfidë tjetër për shqiptarët në Serbi, duke kujtuar se zgjedhjet e para për Këshillin Nacional Kombëtar, u patën bojkotuar nga shumica e partive politike shqiptare, duke vlerësuar se “Nuk na duhet KKSH-ja sipas modelit që ofron Serbia”.

Cila do të jetë qasja e partive politike shqiptare nga Lugina e Preshevës, për këto zgjedhje, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *