ZYRTARE: Themelohet dega e APN-së në Bujanoc

140

imageAlternativa për Ndryshim, që nga sot ka degën e saj edhe në Bujanoc.
Një nismë e të rinjëve, kryesisht të Partisë Demokratike, sot edhe zyrtarisht kanë themeluar degën e Alternativës për Ndryshim të Shqiprim Arifit.
Të kryesuar nga Arbër Pajaziti, ish shefit të kabinetit të Nagip Arifit, dhjetra aktivist, sot kanë mbajt mbledhjen e këshillit nismëtar për themelimin e degës së APN-së në Bujanoc.
Në mbledhjen e konstituive të degës së APN-së në Bujanoc, morri pjesë edhe kryetari i këtij subjekti politik, Shqiprim Arifi, i cili më pas shtroi një koktej për mysafirët.
Këshilli nismëtar i APN-së, ditët në vazhdim do të themeloi edhe strukturat tjera partiake./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *