Zyrtare: Serbët nga Kosova do të votojnë edhe në Bujanoc

Komisioni Republikan Zgjedhor, ka vendosur që votuesit nga Kosova do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit në vendvotimet që do të hapet në Bujanoc, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin, njofton Vecernje Novosti.
Vendimi është marrë pasi KRZ ka marrë njoftimin nga Dejan Paviceviq, zyrtari ndërlidhës me Prishtinën, se përkundër të gjitha përpjekjeve të Zyrës për Kosovë, presidentit dhe organeve të tjera shtetërore, Prishtina ka refuzuar të bashkëpunojë me misionin e OSBE-së dhe kështu po pengon votimin në provincën jugore serbe.
Në vendimin e KQZ-së thuhet se votuesit serbë nga Kosova, do të votojnë sipas rretheve serbe që ekzistojnë në Kosovë.
Komisioni Republikan Zgjedhor ka marrë vendim që të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme teknike në mënyrë që votuesit nga Kosova të mund të dalin në qendrat e votimit./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *