Zyrtare: Nëntë të vdekur dhe 236 raste të reja me COVID-19 në Serbi

207

Në 24 orët e fundit, nëntë persona kanë ndërruar jetë në Serbi si rezultat i koronavirusit, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 641, u tha sot në konferencën e Shtabit të Krizave.

Që nga regjistrimi i fundit i situatës në Serbi, 6.251 persona janë testuar për koronavirus dhe janë regjistruar 236 raste të reja me COVID-19, derisa 106 pacientë janë në respirator.

Nga fillimi i pandemisë janë regjistruar  28.099 raste të infeksionit janë konfirmuar në Serbi , ku 2.999 prej tyre janë hospitalizuar.

Shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi në Serbi, është 2.28 përqind.

Deri në ora 15:00h të 9 gushtit, në Serbi janë gjithsej 747.324 pacientë, të cilët plotësuan kriteret për përcaktimin e rrethanave./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *