Zyrtare/ Konfirmohen dy rastet e para me Koronavirus në Shqipëri

142

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar me anë të një njoftimi dy rastet e para të Koronavirusit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohen dy rastet e para me koronavirusin e ri

Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri.

Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti./Top Channel/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *