Zyrtare: Këta janë emrat e katër ministrave nga AAK-ja në Qeverinë Hoti

309

Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë është duke mbajt mbledhjen e kryesisë së saj, ku më pastaj pritet të publikohen edhe emrat e ministrave nga kjo parti.

Ndërkohë që partneri i saj qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, emrat e ministrave i ka bërë të ditur menjëherë pas arritjes së marrëveshjes më kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, shkruan Gazeta Insajderi.

Zëvendëskryeminstër i parë në Qeverinë Hoti, do të jetë Besnik Tahiri pastaj ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, Ministër i Drejtësisë Selim Selimi, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi dhe Ministër i Arsimit është profesor Ramë Lika”, ka konfirmuar Haradinaj.

Nesër në orën 11:00, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet Qeveria Hoti, ku pjesë e saj do të jetë edhe NISMA./Insajderi.com/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *