Zyrtare: Grenelli do vazhdojë të jetë emisar special për dialogun Kosovë – Serbi

132

Ambasadori Richard Grenell do të vazhdojë të jetë emisar special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë për Kohën Ditore e ka konfirmuar zëdhënësi i Grenellit, Dick Custin.

“Mund të konfirmojmë se Ambasadori Grenell do të shërbejë si ambasador i SHBA-së në Gjermani, emisar special për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe tani, si ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, në të njëjtën kohë”, ka thënë Custin.

Sot, Trumpi ka emëruar Grenellin edhe si ushtrues detyre të drejtorit të Inteligjencës Kombëtare./Koha.net/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *