Zyrtare: Administrata komunale inkuadron 16 punëtorë nga rradhët e “Direksionit për ndërtim”

210

Edhe zyrtarisht 16 punëtorët e ish ndërmarrjes publike “Direksioni për ndërtim”, që nga sot janë bërë pjesë e administratës komunale të Bujanocit.

Ismail Pajaziti, kryeshef i administratës komunale në Bujanoc dhe Naim Rexhepi, ish drejtor i “Direksionit për ndërtim”, kanë marrë pjesë në shpërndarjen e vendimeve të punës për punëtorët që janë rradhitur nëpër departamente te ndryshme të administratës.

Së shpejti, në kuadër të administratës komunale të Bujanocit pritet të themelohet edhe departamenti për investime kapitale, që do të merret kryesisht me punët e dikurshme të NP “Direkcioni për ndërtim”./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *