Zyrtare: 14 persona të grupit të armatosur dhe 8 policë të vrarë në Kumanovë

187

20150510152001412646Tetë policë dhe 14 pjesëtarë të “grupit të armatosur” janë vrarë në betejën njëditore në lagjen e Trimave në Kumanovë, ka thënë qeveria të dielën, dhunë kjo që ka sjellë një kthesë të rrezikshme të muajve të krizës politike.

Të shtënat sporadike gjatë të dielës, më shumë se 24 orë pasi policia nisi operacionin, janë qetësuar në mesditë dhe makineritë e dëmtuara u larguan nga atje.

Lagja e Kumanovës, lagja e Trimave, mbetet ende e bllokuar nga forca të shumta të policisë speciale, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, ka thënë gjatë një konference për media se 37 policë të tjerë janë plagosur. Ai tha se nuk është raportuar për ndonjë viktimë në civilë.

Qeveria shpalli dy ditë zie ndërsa presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, thirri një takim të këshillit të sigurisë kombëtare, duke ftuar liderët e opozitës dhe partitë kryesore shqiptare për unitet.

Megjithatë, ngjarjet e fundit do të thellojnë edhe më tutje brengën që ka Perëndimi rreth stabilitetit në Maqedoni, ku qeveria është në hall me përgjimet e publikuara nga partia më e madhe opozitare në vend, ajo Social-Demokrate, transmeton Koha.net.

Protestuesit që po kërkojnë largimin e kryeministrit konservator, Nikola Gruevski, janë përleshur me policinë javën e kaluar dhe opozita po kërcënon me një tubim të madh më 17 maj.

Vëzhguesit frikësohen se liderët politikë, në cilëndo anë, do të provojnë të nxisin tensione etnike për t’i shfrytëzuar më pas.

Shqiptarët në Kumanovë nuk i besojnë aspak versionit zyrtar të ngjarjeve të së shtunës.

“Është manipulim i pastër”, thotë Elham Murad, një 40 vjeçar i papunë, i cili u largua nga shtëpia e tij në periferi të Kumanovës pasi nisën luftimet. Ai ka thënë se nuk ka parë asgjë të pazakontë në ditët para operacionit policor, përveçse një droni që fluturonte mbi qytet një ditë më parë.

“Është një marifet i Gruevskit për të mbuluar zbulimet e Zaevit”, ka thënë ai. I pyetur nëse do të merr pjesë në protestën e 17 majit, Murad tha: “Do të shkojë, i gjallë apo i vdekur”.

Policia të shtunën tha se kanë reaguar në bazë të një informate për disa persona të armatosur që po planifikonin “sulme terroriste” të cilët janë “infiltruar” në vend nga një shtet fqinj, pa precizuar cilin. Shpërthime dhe të dhënat nga artileria e rëndë janë dëgjuar, ndërsa është parë edhe tym i zi mbi qytet. Disa banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre duke marrë gjësendet e tyre personale në çanta.

Më parë, Maqedonia kishte identifikuar disa persona të armatosur si shtetas të Kosovës.


Zyrtare: 14 “terroristë” dhe 8 policë të vrarë në Kumanovë

Tetë policë dhe 14 persona të cilët po quhen “terroristë” janë vrarë në betejën njëditore të armatosur në zonën shqiptare të Kumanovës, ka thënë qeveria e Maqedonisë të dielën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme maqedonas,e Ivo Kotevski, ka thënë gjatë një konference për media se 37 policë janë plagosur në një operacion që nisi të shtunën në mëngjes në qytetin e Kumanovës, raporton Reuters. Ai tha se nuk ka raportime për viktima në civilë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *