Zyra e OSBE-së në Bujanoc, dhuron donacion sportiv për shm “Sezai Surroi” (FOTO)

225

Zyra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) në Bujanoc, gjatë ditës ka ndarë një mini-donacion për shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Bëhet fjalë për një donacion sportive, gjegjësisht 25 topa për nxënësit e kësaj shkolle, ku nëpërmjet një postimi në facebook, drejtoria e shkollës ka falenderuar dhuruesit e donacionit.

“Sot shkollën e ndihmoi zyra e OSBE-se në Bujanoc me 25 topa (10 topa të futbollit, 10 topa të basketbollit dhe 5 topa të volejbollit).
Faleminderit!” – thuhet në një shkrim të publikuar në facebook.

Zyra e OSBE-së, është tejet aktive edhe në fushën jo qeveritare, rrespektivisht,financon ndaj disa organizatave jo qeveritare në Bujanoc./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *