Zv/ministri i jashtëm austriak Micheal Linhart, vizitoi Fakultetin Ekonomik të Bujanocit (VIDEO & FOTO)

200

Micheal Linhart, zv/ministër i Punëve të jashtme të Austrisë, së bashku me ambasadorin e Austrisë në Beograd, Johannes Eigner, sot  kanë vizituar Fakultetin Ekonomik të Bujanocit.

Një delegacion “i të huajve”, sot kanë qëndruar në Bujanoc, me ç’rast kanë vizituar Fakultetin Ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc, ku janë njoftuar për gendjen aktuale të fakultetit.

Aleksandar Grubor, dekan i Fakultetit Ekonimik, njoftoi të pranishmit për ecurinë e fakuletit, duke theksuar se, tashmë nga ky institucion arsimor, kanë dal dhjetra ekonomistë të diplomuar.

Delegacioni i udhëhequr nga zv/ministri i punëve të jashtme të Austrisë, vlerësoi lartë punën në ketë fakultet duke theksuar se përkrah punën e cila po bëhet në edukimin e të rinjëve nga jugu i Serbisë.

Pas takimit, në një prononcim për media, dekani i Fakultetit Ekonomik Aleksandar Grubor, vlerësoi lartë vizitën e sotme të delegacionit të OSBE-së në Serbi, i kryesuar nga zv/ambasadori Linhart.

“Jemi tejet të lumturë për vizitën e sotme të delegacionit të OSBE-së në Serbi, ku i njoftuam për zhvillimet e fundit të Fakultetit, nga ku tashmë kemi edhe të studentë të diplomuar” – deklaroi Grubor.

Nga ana tjetër , zv/ambasadori Micheal Linhart, vlerësoi se në plotni e përkrahim çdo projekt të OSBE-së në Serbi, veçmas prezencën e saj në Bujanoc, ku një iniciativë e saj për themelimin e Fakultetit Ekonomik, ka rezultuar me shumë sukses”

Shaip Kamberi, në cilësinë e nikoqirit dhe të “stakeholdersit” të fakulteti Ekonomik të Bujanocit, theksoi se: “Është me rëndësi të veçantë që OSBE, të jetë e fokusuar në situatën e përgjithshme në Luginë të Preshevës, veçanarisht në ketë projekt, nga ku komuna e Bujanocit mbetet besnike ndaj vazhdimit të përkrahjes së funksionimit të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, në idetë fillestare të vitit 2012-të”, shkruan Lugina-Lajm.

“Shpresojmë që të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë në ketë moment për vitin e ri akademik të tejkalohen në kuadër të një bashkëpunimi me partnerët implementues ‘stakeholders community’, të përcaktuara nga viti 2012-të” – përfundoi Kamberi.

Më pas, zv/ambasadoi Linhart mbajti një ligjeratë për studentë e Fakultetiti Ekonomik të Bujanocit, ku i njoftoi për rrugën e Serbisë drejt integrimeve Europiane./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *