Zjarr në deponinë e qytetit në Bujanoc – kundërmon era në të gjithë qytetin (FOTO)

495

Një lexues i portalit tonë, n’a ka dërguar disa fotografi ku shihet se si zjarri ka kapluar deponinë e qytetit në Bujanoc.

Sipas këtij lexuesi, që aktualisht ndodhet shumë afër zjarrit të ndezur, thotë se flaka e zjarrit po rritet derisa as zjarrëfikësit e as “Komunalia” , që e ka në autoritet, ende nuk kanë dal në vendin e ngjarjes për t’a evituar rrezikun.

Nga zjarri i shkatuar në deponi, që ende po rritet, po kundërmon era e keqe, pothuajse në tërë qytetin e Bujanocit.

Zakonisht, zjarri në deponinë e mbeturinave në Bujanoc, shkaktohet nga persona të papërgjegjshëm të cilët qëllimisht ndezin zjarrë për t’a “pastruar” metalin nga gomat./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *