Zjarr i furishëm në afërsi të fshatit Samolicë, zjarri po shkon në drejtim të fshatit (VIDEO)
Një lexues i portalit tonë, ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, respektivisht në afërsi të fshatit Samolicë, ku një zjarr i furishëm kishte kapluar pjesë të malit.
Zjarri kishte përfshirë pjesë të konsiderueshme të malit dhe sipas tij po shkonte në drejtim të fshatit Samolicë.
Kujtojmë që Komuna e Bujanocit është përfshirë nga zjarret e shumta, ku vetëm dje, janë lokalizuar dy zjarre mbi Tërnoc dhe Turi.
Më poshtë mundë ti shihni videot: