Zëvendëskryetari Musliu zhvillon takim me kryekuvendarin Konjufca – ja për çka kanë biseduar (FOTO)

Kryetari i Lëvzijes për Progres Demokratik, njëherit zëvendëskryetar i Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka takuar sot në Prishtinë, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Është kryetari i LPD-së, Musliu, ai që ka njoftuar për natyrën e takimit përmes një postimi në facebook.

“Sot zhvillova një takim pune me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca, ku diskutuam shumë çështje dhe problematika me të cilat po përballemi si shqiptar në Kosovën Lindore. Z.Konjufca shprehu gatishmërinë për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginë duke ofruar bashkëpunimin e tij në forma institucionale. Ky është edhe obligimi jonë i përbashkët institucional duke patur për bazë veprimtarinë e përbashkët të prindërve tanë që nga koha e ilegalitetit, për të ardhmen tonë të përbashkët” – thuhet në njoftimin e zëvendëskryetarit të Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.