Zëvendëskryetari i APN-së, Edmond Isufi, del kundër përpjekjeve të Arbër Pajazitit për rrëzimin e pushtetit në Bujanoc?!
Edmond Isufi, zëvendëkryetar i Altërnativës për Ndryshim në qendër, ka dal kundër përpjekejve të Arbër Pajazitit, për rrëzimin e qeverisjes aktuale në Bujanoc.
Isufi, qëndrimin e tij kundër Pajazitit, e paraqiti përmes një postimi në facebook, duke theksuar se ka qenë edhe kundër daljes së APN-së nga koalicioni në Bujanoc.
“Jam jashtëzakonisht kundër “muhabeteve” që po qarkullojnë në qytet për krijimin e një shumice të re në Bujanoc. Këtë dikush dikush brenda koalicionit po e mirëpret si arsye për të krijuar ata një shumicë tjetër të re” – ka shkruar Edmond Isufi.
Ky deklarim i zëvendëskryetarit të APN-së, vie pak ditë pas raportimeve se tre këshilltarët e APN-së në Bujanoc me disa këshilltarë të tjerë shqiptarë, janë të gashtëm, që të përmbysin koalicionin aktual të partive shqiptare, dhe të krijojnë një shumicë të re qeverisëse me SNS-in dhe SPS-in.
Për rrëzimin e qeverisjes aktuale në Bujanoc, Arbër Pajaziti hapur ju ka thënë fuksionerëve komual, se si opozitë angazhohet për një gjë të tillë.
“Thirrni mendjes, mos harroni ku keni qenë para vitit 2000; të shtypur dhe të dobët!” – ju ka bërë thirrje zëvendëskryetari Edmond Isufi, bashkëpartiakëve të tij.
Më poshtë, mundë të lexoni të plotë postimin e plotë të Edmond Isufit, zëvendëskryetar i APN-së:
Isha kundër dhe i zëshëm kur nuk u respektua marrëveshja e koalicionit gjithëshqiptar ndaj APN-se.
Isha kundër daljes së APN-se nga koalicioni.
Jam jashtëzakonisht kundër “muhabeteve” që po qarkullojnë në qytet për krijimin e një shumice të re në Bujanoc.
Këtë dikush dikush brenda koalicionit po e mirëpret si arsye për të krijuar ata një shumicë tjetër të re.
Thirrni mendjes, mos harroni ku keni qenë para vitit 2000; të shtypur dhe të dobët!
Ju që nuk patët guximin të paguani çmimin e lirisë, mos e shisni ATË.
Një nga rilindësit tanë më të shquar thotë:
“Atyreve që lindin skllav,
u është skllavëria si një natyr’e dytë dhe ata jo vetëm s’marrin vesh çdo me thënë liri,
po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët…”