Zëvendëskryeministrja serbe: Kosovës nuk i mjaftoi taksa, tash kërkon themelimin e Tribunalit

299

Pas iniciativës së institucioneve të Kosovës për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë menjëherë ka reaguar zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajlloviq, e cila ka thënë se, formimi i një Tribunali të tillë është edhe një tjetër provë se politikanët nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë për një të ardhme më të mirë për rajonin.

Sipas saj, Kosovës nuk i mjaftoi vendosja e taksës tash po pretendon edhe formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

“Prishtina e rimori të gjithë rajonin në të kaluarën kur është fjala për liritë ekonomike, futja e taksës e që është kundër të gjitha rregullave të botës së qytetëruar. Nuk ishte e mjaftueshme për ta dhe tani ata duan të krijojnë një histori të rrejshme që do të fshehte të vërtetën për vrasjen dhe dëbimin e serbëve nga Kosova dhe shkatërrimin e kishave dhe manastireve serbe”, tha Mihajlloviq.

Sipas saj, një e ardhme më e mirë për rajonin është e mundur vetëm nëse bazohet në të vërtetën, përgjegjësinë dhe dialogun, dhe jo siç u shpreh Mihajlloviq, në gënjeshtra, pengesa dhe shkatërrim të çdo mundësie për të folur që po e bën aktualisht Kosova./gazetablic/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *