Zemaj premton edhe më tej mbështetje të Qeverisë së Kosovës për qytetarët e Luginës së Preshevës në luftën kundër COVID-19

104

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, ka pritur në një takim përfaqësuesit politik e institucional nga Lugina e Preshevës.

Zemaj pas takimit me kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafën, kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin dhe me kryetaren e Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se: “Kosova do të ofrojë mbështetje me mjete mbrojtëse për qytetarët e Luginës së Preshevës, për mbrojtje nga virusi COVID-19”.

Ministri kosovar i shëndetësisë, gjithashtu ka potencuase se i është kushtuar vëmendje kuotave të specializimeve që kjo ministri ka ndarë për mjekët e Luginës, të cilët pas përfundimit, do t’u shërbejnë qytetarëve të tre komunave shqiptare.

“Në takim, ceka se i kemi kushtuar kujdes kuotave të specializimeve që i kemi ndarë për mjekët e Luginës, të cilët pas specializimit, do t’u shërbejnë qytetarëve atje” – ka shkruar pas takimit Armend Zemaj, ministër i shëndetësisë.

Më poshtë mundë të lexoni të plotë dekleratën e ministrit Armend Zemaj, pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit institucional e politik nga Lugina e Preshevës:

Me kryetarin e KNSh, Ragmi Mustafa, Kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, kryetaren e PVD-së, dega në Preshevë, znj. Ardita Sinani dhe bashkëpunëtorët, biseduam rreth bashkëpunimit dhe përkrahjes që Kosova mund të ofrojë për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Në takim, ceka se i kemi kushtuar kujdes kuotave të specializimeve që i kemi ndarë për mjekët e Luginës, të cilët pas specializimit, do t’u shërbejnë qytetarëve atje.

E vlerësova shumë themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, sepse, zyra do të ofroj asistencë në çështjet sociale, arsimore, kulturore dhe ekonomike.

Shqetësimi i qytetarëve të Luginës, potencova në takim, do të përfillet me seriozitet maksimal që përkujdesja shëndetësore në komunat e Luginës së Preshevës të mos të mungojë.

Po ashtu, do të ofrojmë mbështetje me mjete mbrojtëse për qytetarët e Luginës së Preshevës, për mbrojtje nga virusi covid 19.

Së bashku, për Luginën e Preshevës!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *