Zahiri e Agushi, braktisin PD-në, kthehen në “shtëpinë e vjetër!”

319

10410622_593554114117872_5407094704031391720_nNëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të rrjetit socail facebook, Partia për Veprim Demokratik – Dega Bujanoc, ka sqaruar se tashmë dy nga themeluesit e nëndegë së Partisë Demokratike në Bilaç, Avni Zahiri dhe Bejtush Agushi, tashmë kanë braktisur PD-në e Nagip Arifit dhe po rikthehen në “shtëpinë e madhe të PVD-së”.
Gjithashtu, bëhet e ditur se dy protagonistët, Zahiri e Agushi, për zgjedhjet e ardhshme të PVD-së, do të formojnë nëndegën e dytë në fshatin Bilaç.
Avni Zahiri, ishte ndër themeluesit e PD-së, duke qenë nga pjesa e të dorëhequrve nga strukturat e PVD-së më 2011-të. Zahiri ishte pjesë e kryesisë së degës së PVD-së në Bujanoc.
Për më shumë, ja postimi i sotëm nga PVD:
Në rrugën e zgjedhjeve të brendshme dhe reformave partiake, PVD, në Bilaç do të krijojë dy nëndegë.
Veç nëndegës ekzistuese, nëndega e re do të krijohet kryesisht nga njerëz që kanë shprehur dëshirën për tu rikthyer në PVD. Bartës i kësaj iniciative është Avni Zairi, i cili edhe më heret ka qernë anëtarë i Kryesisë së Degës së PVD-së.
Avni Zairi dhe Bejtush Agushi po krijojnë nëndegë kryesisht nga njërëz që janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale në Bujanoc.
Ata kanë qenë edhe ndër themeltarët e Partisë Demokratike që po qeverisin Bujanocin, parimet dhe vlerat e PVD-së, megjithatë mbeten më të përafërta me vlerat e tyre individuale, të cilës Zairi dhe Agushi po i rikthehen.

/LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *