Zaev e Kasami shkruajnë historinë – koalicion i parë parazgjedhor shqiptaro-maqedon

220

Arrihet koalicioni i parë maqedono-shqiptar për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 12 prill të këtij viti.

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit dhe LSDM-ja e ish kryeministrit Zoran Zaev, kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhor, duke shkruar histori, ku për herë të parë garojnë së bashku një parti shqiptare dhe një maqedonase.

“Vizioni ynë për Maqedoninë Veriore është një shtet ekonomikisht i fortë dhe i qëndrueshëm, një vend i drejtë, anëtar i NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar ish kryeministri Zaev, në rrjetin social “Facebook”.

Këtë partnerit e ka konfirmuar edhe Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes Besa.

“Me këtë partneritet, ne do të tregojmë se shqiptarët dhe maqedonasit mund të punojnë së bashku me respekt të ndërsjelltë dhe barazi për përmirësimin e jetës sonë”, ka shkruar Kasami në rrjetin social “Facebook”.

(raporton Tempulli)




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *