Zaev: Brukseli na bëri padrejtësi, shkojmë në zgjedhje të parakohshme

89

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo  kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.

Kujtojmë se Bashkimi Europian nuk i dha dritën e gjelbërtë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësimin e dy vendeve ballkanike në familjen e madhe europiane.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *