Xhelal Memeti “burrërisht” jep dorëheqje nga kryetari i FHKL, shkaku inkuadrimi në parti politike

221

11828740_996833727004081_722247166247721420_nNë mbledhje e fundit të kryesisë së Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, kryetar i deritanishëm Xhelal Memeti, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post.

Memeti, dorëheqjen ia ka paraqitur anëtarëve të kryesisë së FHKL, para të cilëve deklaroi që dorëheqja e tij vjen si rezultat  inkuadrimit në parti politike në Preshevë.

Përmes një video, Memeti, shprehet:

“Unë Xhelal Memeti ofrojë dorëheqje të parevokueshme nga drejtimi i Fondit Humanitarë të Kosovës Lindore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvejgë” – tha Memeti.

“Unë kam vendosur t’i bashkohem një subjekti politik në vendlindje dhe duke marrë parasysh se Fondi Humanitar nuk është subjekt politik, është jashtë partiak, unë më nuk mundem të prezantojë Fondin si kryetar, gjë e cila është e rregulluar edhe me vet statutin e Fondit” – deklaori Xhelal Memeti.

Gjithashtu, kryetari I deritanishëm i FHKL, falendroi të gjithë anëtarët, për kontributin e dhënë, në ndihmë për qytetarët e Luginës.

Xhelal Memeti, dorëhiqet nga posti i kryetarit të FHKL-së, pasi që në zgjedhjet që ende po zhvillohen në kuadër të PVD-së në Preshevë, është zgjedhur kryetar i nëndegës së PVD-së për Miratoc./Lugina-Lajm/

12120123_883830748372163_2788758693107716787_o




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *