Xhamajka njeh Kosovën

251

Kosova është njohur nga shteti i Xhamajkës.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter.

Ai ka shtuar se për këtë ka marrë njoftim nga ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

“Lajm i madh! Sapo jam njoftuar nga ambasadorja jonë @vloracitaku që #Jamaica e ka njohur Republikën e #Kosovës si sovrane dhe të pavarur. E di që kjo është rezultat i punës së palodhur dhe lobimit të disa viteve, përfshirë @RepEliotEngel. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingston!”, ka shkruar Thaçi.

Pavarësinë e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk e ka njohur asnjë shtet që prej vitit 2018./Kallxo.com/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *