Xhabir Zharku po vjen në Kosovë

370

Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut shumë shpejt mund të vjen në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Së paku kështu po thotë Nasim Haradinaj, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj ka publikuar një fotografi së bashku me Zharkun, duke thënë “po vijmë në Kosovë, po vijmë”.

“Drejtësia” e Bamias u mposht! Njeriu i duhur i kthehet vendit të vet…”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Zharku paradisa vitesh ka ikur nga Kosova, pasi ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

I njëjti tash mund të kthehet pasi ka kaluar koha e parashkrimit të lëndës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *