Web-faqja zyrtare e komunës së Bujanocit, më e “lodhta” në vend!

338

SajtiNë një shkrim në të përdishmen beogradase “Telegraf.rs”, kushtuar komunës së Bujanocit, respektivisht web-faqes zyrtare të komunës sonë, përshkruan se: “Një tollovi e shfaqur kur në web-faqen zyrtare klikohen butone të ndryshme”.
“Këso lloj faqesh në Serbi ka shumë, por në mesin e tyre është gjetur edhe një faqe e komunës , e cila përfaqëson komunat nëpër Serbi, dhe vendi ku qytetarët do të mund më lehtë të vijnë deri te informacionet dhe njoftimet me vlerë”, shkruan Telegrafi serb.
Bëhet fjalë për faqen zyrtare të komunës së Bujanocit, e cila faqe ka probleme serioze, dhe bëhet një kaos i paparë kur në faqe hynë përmes “Google Chorme”, përderisa përmes “Mozilla-s”, duket të jetë në rregull.
Ashtuqë, në hyrje të faqes, gjenden kodet e caktuara, pët të cilat edhe laiku më madh i teknologjisë informative, e dinë që ato nuk do të duhet të dukeshin aty, si dhe fillimi i faqes së internetit, nuk do të duhet të jetë në mes, por qysh në maje të faqes.
Në mes të disa informacioneve, qytetarët i pret porosia të cilën vetëm programet e kuptojnë “Deprecated Mysql connect”.
Gjithashtu, me siguri problem më i madh është edhe paraqitja e “hijeroglifi”, të cilat janë të shënuar në ëeb-faqe, ashtuqë, shumë me vështërsi lexohet ajo se çfare shkruhet, me që shumë fjalë janë të kapura dhe nuk mund të dallohet shkrimi.
Megjitahte, tollovi e madhe krijohet kur ne faqe klikon për lexim në shkrimin ciril serb, pasi që atëherë askush nuk mund të dijë se çfarë op zhvillohet në sajtë.
Për më shumë, hyjni dhe shifeni se çfarë ndodh në sajtin zyrtar të komunës së Bujanocit” – porositë Telegrafi.rs./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *