Washington DC: Krerët politikë nga Lugina e Preshevës takojnë Daniel Server, njohës i mirë i problemeve në Ballkanin perëndimor (FOTO)

207

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Bujanocit, njëherit i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka njoftuar për vizitat dhe takimet që sot delegacioni nga Lugina e Preshevës i ka zhvilluar në kryeqitetin e ShBA-vë, Washington DC.

Ky delegacion i përbërë nga Shaip Kamberi-kryetar i PVD, Ardita Sinani-nënkryetare e PVD, dhe Ragmi Mustafa-kryetar i PDSH, kanë patur takim pune në National Endowment of Democracy, ku më pas kanë vizituar edhe Universitetin Jon Hopkins.

Gjithashtu tre përfaqësuesit politikë shqiptarë nga Lugina e Preshevës kanë patur një takim tejet të rëndësishëm me Daniel Server, njohës i madh i problemeve të Ballkanit perëndimor, me të cilën kanë biseduar për çështjen e Luginës së Preshevës në saje të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. “Gjatë ditës së sotme ( e mërkure)në Washington DC patëm takim në National Endowment of Demokracy (NED) për projekte lidhur me fuqizimim e demokracisë, ndërkohë, në Universitetin Jon Hopkins patëm rastin të takojmë profesorin Daniel Server, njohës i mirë i rrethanave të rajonit tonë me të cilin biseduam për perspektivat e Luginës së Preshevës në dritën e marrëveshjes së pritur mes Kosovës dhe Serbisë” – ka shkruar Kamberi në facebook.

Delegacioni nga Lugina e Preshevës po qëndron për vizitë zyrtare disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillijnë takime tejet të rëndësishme për çështje e Luginës së Preshevës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *