Vulin e Stankoviq; “3 ditë në Luginë”, do ta përurojnë kuzhinën popullore serbe në Bujanoc, të ndërtuar nga komuna e Bujanocit!

384

UntitledNëpërmjet një njoftimi për media, të lëshuar nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, thuhet se, kryetari i TK-së, Zoran Stankoviq, së bashku me ministrtin për punësim dhe politik sociale, Aleksandar Vulin, do t’a vizitojnë Bujanocin.
Të mërkuren e 20 majit, kryetari Stankoviq dhe ministri Vulin, do t’a vizitojnë Kryqin e Kuq në Bujanoc, gjegjësisht kuzhinën popullore serbe, të ndërtuar në oborrin e Kishës Ortodokse në Bujanoc.
Siç ka mësuar jo zyrtarisht LuginaLajm, ditën e mërkur do të bëhet edhe përurimi i kuzhinës popullore serbe e cila do të funksionoj në kuadër të Kryqit të Kuq, ndërsa është financuar nga buxheti komunal i Bujanocit.
Për dy ditë të tjera, 21, 22 dhe 23 maj, ministri Aleksandar Vulin i shoqëruar nga kryetari i TK-së, Zoran Stankoviq, do të vizitojnë komunën e Preshevës, si dhe do të kenë takime më përfaqësuesit politik e institucional shqiptar në Press Qendrën e Bujanocit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *