Vuçiq shpërndan Kuvendin: Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 3 prill

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi për 3 prill dhe miratoi dekret për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar. Dekreti hyn në fuqi në momentin e botimit në Fletoren Zyrtare.

Kryeparlamentari Ivica Daçiq më herët e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë të kuvendeve të qyteteve dhe komunave në sallën e Kuvendit Popullor, po ashtu për 3 prill. Zgjedhjet lokale po mbahen në Bor, Beograd, Arandjelovac, Smederevska Palanka, Luçan, Medvegjë, Bajina Basta, Doljevac, Kula, Klladovë, Majdanpek dhe Seçanj.

Në fillim të marsit, 90 ditë para skadimit të mandatit të Vuçiqit, Daçiq do të shpallë zgjedhjet presidenciale për të njëjtën ditë.

Afatet për veprime zgjedhore fillojnë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe të gjitha afatet fillojnë të ecin në të njëjtën kohë, tha Vuçiq.

“Në të njëjtën kohë jemi para zgjedhjeve për Kuvendin republika  dhe për disa vetqeverisje lokale.U bëj thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këto zgjedhje, të tregojnë kapacitete demokratike si vend dhe të tregojnë se sa e rëndësishme është pranimi i planeve dhe programeve për të ardhmen, që pavarësisht mendimeve dhe planeve të ndryshme, ne mund t’i shprehim ato mendime dhe plane në mënyrë të qytetëruar ndërmjet njëri-tjetri dhe jam i sigurt se ky do të jetë një hap tjetër drejt së ardhmes demokratike dhe evropiane të Serbisë”, tha Vuçiq, duke falënderuar qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.