Vuçiq: “Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën”

304

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht në Kombet e Bashkuara, të cilat siç tha ai përfshijnë edhe Kosovën dhe se kjo është politika e vetme serbe.

Sipas tij Serbia nuk është e interesuar për asgjë që i përket një tjetri vendi, njofton Klankosova.tv.

“Ne jemi të interesuar vetëm t’i ruajmë gjërat tona dhe të punojmë dhe të luftojmë për njerëzit tanë,” i tha Vuçiq TV Pink, duke iu përgjigjur pyetjes se si e komenton faktin që Bakir Izetbegoviqi tha atij të mos lejonte në të ardhmen deklaratat e zyrtarëve serbë. si ajo kur Aleksandar Vulin foli për bashkimin e botës serbe, të cilën Izetbegoviq e quan “Serbia e Madhe”.

“Unë nuk jam dikush që dëshiron t’i mbyllë gojën askujt, Bakir ose dikush tjetër mund ta bëjë këtë, Vulin është shoku im dhe nuk pajtohem me të për disa gjëra. Ishte tubimi i tij i partisë. Unë mbajta një fjalim të qetë dhe të përgjegjshëm , dhe “Vulin kishte fjalimin e tij, të cilin supozoj se ishte më i pëlqyer nga pjesa më e madhe e Serbisë”, shtoi ai..

“Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht në KB, kjo është politika jonë”, tha mes tjerash kreu i shtetit serb, transmeton Klankosova.tv




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *