Vuçiq: Serbia do të ketë media të lira; OSBE: “Të mbrohet liria e gazetarëve”

159

thumb-502-228Përfaqësuesja e OSBE-së, Dunja Mijatoviq, ka përshëndetur aprovimin e ligjit të ri mbi mediat dhe zgjidhjen e qëndruehjme të Qeverisë së Serbisë për reformat e thella në fushën e informimit.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar që qëllimi kryesor i qeverisë është të ngritet në nivel lirira e mediave, në bashkëkrahasim me mediat e Eurpës Perëndimore dhe ka shprehur gatishmërinë të pranojë këshillat dhe propozimet e OSBE-së për përparimin e mediave në vend.
“Qeveria e Serbisë ka sjellë ligje të shumta në s’forcimin e lirisë dhe pavarësisë së mediave, çka dhe ka qenë prioritet i kësaj qëvëria, me rastin e formimit të saj”, thuhet në njoftimin e lëshuar, shrkuan “Akter”, transmeton LuginaLajm.
Tema e takimit,të sotëm në mes të përfaqësueses së OSBE-së Dunja Mijatoviq me kryeminsitrin serb Aleksandar Vuçiq, ka qenë respektimi i lirisë së mediave, mbrojtja dhe siguria e gazetarëve si dhe mbrojtja e investigimeve në përgjëthsi.
Gjithashtu nga ana e saj, përfaqësuesja e OSBE-së, Dunja Mijatoviq, ka përshëndetur aprovimin e ligjit të ri mbi mediat si dhe “zgjidhjen e qëndrueshme” për mediat, nga ana e Qeverisë së Serbisë, Një ashtu, znj.Mijatoviq ka përshënderut edhe reformat e Qeverisë së Serbië në fushën e mediave, ku ka theksuar se “Serbia mu nd të jetë një shembull për vendet ne rajon, në kuptimin e vendosjes së praktikave europiane.”
“Do të jemi partner të juaj. Dëshirojmë që ky rajon të lëvizë përpara, ndërsa pa lirinë e mediave kjo nuk do të ndodhë. Ky është edhe synimi im” – ka përfunduar Dunja Mijatoviq./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *