Vuçiq porosit palën shqiptare: Nuk dua të flas për njohje të ndërsjellë

400

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “nëse shqiptarët në vazhdimin e dialogut vijnë për të folur për njohje të ndërsjellë, atëherë është më mirë që ata të mos vijnë”, sepse ai nuk do të flasë për këtë, dhe se është i interesuar vetëm për Serbinë.

Presidenti serb, në pyetjen e gazetarëve se, nëse e sheh si simbol të bashkimit [mes Kosovës dhe Shqipërisë] gatishmërinë e Shqipërisë për t’ia ofruar Kosovës portin e Durrësit si dhe fillimin e funksionimit të rrjetit të përbashkët energjetik, ai tha se është “i ngopur me të gjitha marrëzitë e tyre”.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se është pak i lodhur nga deklaratat e tyre [palës kosovare], “veçanërisht kur thonë se po vijnë për të negociuar njohjen e ndërsjellë”.

“Mos ejani atëherë, unë nuk vij për të negociuar njohjen e ndërsjellë dhe këtë ua them edhe “baballarëve dhe nënave’ të  tyre dhe atyre fatkëqijve poshtë që nuk dinë çfarë të thonë”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Ai paralajmëroi se do të zhvillojë një seri takimesh dhe bisedimesh me zyrtarët më të lartë evropianë në dhjetë ditët e ardhshme,  që do të pasohen me rifillimin e dialogut.

“Jam ngopur duke dëgjuar marrëzitë e tyre, të mos flas për gjithçka tjetër. Siç mund ta shihni, çasjet [kutet] janë  të ndryshme, jo të dyfishta, por të trefishta dhe të shumëfishta”,  tha Vuçiq.

Më tej ai tha se nuk dëshiron lëvdata.

“Ata mendojnë se kam shumë dëshirë që në disa media idioteske të jem De Gol [Charles de Gaulle gjeneral, shkrimtar dhe burrë shteti francez], shumë i zgjuar dhe se si nuk jam një diktator i madh, çfarë do të flasin,  nëse nuk jam i dëgjueshëm. Ndërsa, mua më intereson vetëm vendi im”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *