Vuçiq për qëndrimet e Kamberit: Ai pajtohet me pavarësinë e Kosovës dhe kërkon që Lugina e Preshevës ti bashkangjitet me territor
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë sot, në ceremoninë e shënimit të përfundimit të punimeve në ndërtimin e Kullës së Beogradit.
Ai me ketë rast ka mbajtur edhe një konferencë për media, ku ka kritikuar opozitën aktuale, e veçmas qëndrimet e deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, për Kosovën dhe Luginën e Preshevës.
I pyetur nga gazetarja e Televizionit Pink, se si e komenton dekleratën e deputetit Shaip Kamberi për “Novi Magazin”, ku thotë se: Një Serbi e tillë nuk është e mirë edhe për vet serbët”, Vuçiq, deklaroi:
”Sa i përket Kamberit, ai jo që pajtohet me pavarësinë e Kosovës, por ai mendon që Serbia ma e mirë është ajo Serbi kur të mbetet pa Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ku kërkon që Lugina e Preshevës ti bashkohet territorit të Kosovës” – tha Vuçiq.
Më poshtë mundë të shikoni të plotë përgjigjen e Alleksandar Vuçiqit rreth deklarimeve të deputetit shqiptar, Shaip Kamberi: