Vuçiq: Për lindjen e fëmijës së parë do të jepen nga 300 mijë dinarë – inkurajojmë të rinjët të lindin edhe fëmijën e tyre të dytë

1485

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se shteti nga 1 janari do t’i paguajë 300 mijë dinarë për fëmijën e parëlindur, në vend të 100 mijë dinarëve të mëparshëm, për të nxitur shtesë lindjet dhe paralajmëroi se do të ndryshohet Ligji për familjen.

Vuçiq në konferencën për media tha se do të punojë për para shtesë për lindjen e një fëmije e dytë, sepse beson se një fëmija i dytë është “një lloj kthese”. Ai saktësoi se këto masa do të publikohen më në detaje në 15 ditët e ardhshme.

“Kemi parasysh faktin që po zhdukemi si komb, që jemi gjithnjë e më pak, sepse të dhënat tregojnë se lindshmëria është vetëm pak më e lartë se 1.5% dhe për riprodhim të thjeshtë duhet të jetë 2.15% …po plakemi, dhe progresi ekonomik do të varet se si do ta sigurojmë përparimin e kombit me këto masa demografike”, tha Vuçiq në konferencën për shtyp në Presidencë.

Ai theksoi se ndihma prej 300 mijë dinarë do të jepet nga buxheti i Republikës, ndërsa qyteti i Beogradit dhe shumë qytete të tjera do të vazhdojnë të japin ndihmën e tyre për nënat./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *