Vuçiq pas takimit me shefin e OSBE-së, Bartu: “Do ti integrojmë shqiptarët si polic e mjek, por le ta dijnë se cilit shtet i përkasin, nuk ka shantazh”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot Shefin e Misionit të OSBE -së, Jaan Bratu, për modalitetet e bashkëpunimit në procesin e demokratizimit, si dhe kontributin e përbashkët në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, raportoi Tanjug.

Në ketë takim, ata gjithashtu diskutuan për situatën në jug të Serbisë, ku presidenti Vuçiq, falënderoi për ndihmën e Misionit të OSBE -së në marrëveshjen midis Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për shkollat ​​fillore.

Vuçiq pas takimit, ka thënë se: “Do të botojmë libra shkollor në gjuhën shqipe, do të fusim një pjesë të shqiptarëve në sistem, do t’i integrojmë ata, ku do të punojnë si policë dhe mjekë” – tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një prononcimi të tij para mediave,

“Por, le ta dinë shqiptarët se cilit shtet i përkasin, nuk ka shantazh apo polemikë” – shtoi Vuçiq.

Këto deklerata të Vuçiqit u bënë, pas takimit të sotëm, që ai e zhvilloi me shefin e OSBE-së Jaan Bratu, rreth situatës në Preshevë dhe Bujanoc./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.