Vuçiq paralajmëron ndihmën e dytë për të rinjët e moshës 18 deri 29 vjeç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e sotëm për publikun ka paralajmëruar ndihmë të re për të rinjtë këtë vit.

Personat e moshës 18 deri në 29 vjeç marrin nga njëqind euro, pensionistët marrin nga 20 mijë dinarë”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se gjatë koronavirusit kemi humbur shumë të moshuar, por kemi shkatërruar edhe jetë të të rinjve.

“Deri më tani 950 mijë të rinjë të moshës 18 deri 29 vjeç, kanë aplikuar për ndihmë prej njëqind eurosh. Do të lutem që në gjysmën e dytë të vitit t’i ndihmojmë sërish të rinjtë”, tha Vuçiq. Ai tha gjithashtu se kjo krijon përgjegjësi ndaj shtetit./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.