Vuçiq: Nxënësit shqiptarë, nesër do të paisen me tekstet shkollore në gjuhën shqipe!

143

Nxënësat shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, nesër do të paisen me tekstet shkollore në gjuhën shqipe, ka deklaruar sot në Medvegjë, kryeministrti serb, Aleksandar Vuçiq, njofton B92, transmeton LuginaLajm.

Gjatë qëndrimit të tij në bazen e Merdares, Vuçiq ka ripërsitur që qytetarët të cilët i kryejnë obligimet ndaj shtetit, do t’i gëzojnë të gjitha të drejtat , ndërsa ata që nuk i kryejnë obligimet, pa marrë parasysh se ku jetojnë në Beograd, Kragujevc, Nish, apo Suboticë, do t’i ndërpritet rryma dhe të gjitha të shërbimet e  tjera.

Këto komente, i ka bërë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së sotme në Medvegjë.

Megjithate, ky premtim i kryeministrit Vuçiq, vjen pas një debati të shumëpërfolur në kuvendin republikan, në mes të deputetit shqiptar Shaip Kamberit dhe kyrministri serb Aleksandar Vuçiq, ku Kamberipati shtruar çështjen e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon