Vuçiq nga sheshi “Skënderbej”: Nuk është keq në Shqipëri

273

197127Në një mjedis mikpritës dhe të sigurt, ndryshe nga ai ku u gjenden krerët shqiptarë në Beograd, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, dha përshtypjet e tij të para për Tiranën, nga sheshi “Skënderbej” i kryeqytetit shqiptar. Në sytë kureshtarë të qytetarëve të Tiranës dhe vigjilencën e forcave te sigurisë, Vuçiq u intervistua qetësisht nga televizioni shtetëror serb, RTS. Ai shprehu bindjen, se vizita e tij ne Shqipëri dhe takimi me zyrtarët e lartë të këtij vendi, ishin një hap pozitiv drejt të ardhmes s dy popujve.

“Vizita ime në Tiranë dhe takimet me krerët e lartë shtetëror shqiptarë besoj se janë hapa pozitiv për të ardhmen e dy popujve dhe vendeve. Dallimet në bisedime janë te dukshme por indicja për prosperitet është guximi i dy palëve për ta nisur këtë proces”, deklaroi ai.

I vetëdijshëm për të kaluarën problematike të popujve, Vuçiç tha për transmetuesin shtetëror serb nga Tirana, se vendet kanë fokus të përbashkët në të ardhmen.

“Shumë herë kemi luftuar mes vete, e luftërat, sjellin probleme tjera. Por unë mendoj se e rëndësishme është që ne shohim drejt së ardhmes bashkë, të dyja vendet kanë synim t’i bashkohen familjes europiane dhe natyrisht jemi pro marrëdhënieve reciprokisht të mira dhe të qëndrueshme”, theksoi Vuçiç.

Kryeministri serb nuk ngurroi, që përmes RTS-it, t’u bëjë thirrje investitorëve e biznesmenëve serbë, ta vizitojnë Shqipërinë, njëkohësisht ta apelojë palën shqiptare për investime në territorin serb.

“Vëllimi i këmbimeve tregtare që sot kapin vlerën e 109 milionë eurove, mund te shkojnë deri në 500 milionë në dhjetë vitet e ardhshme. Ndaj iu bëj thirrje investitorëve të të dyja palëve, t’i shohin si territore për investim serbët, Shqipërinë dhe anasjelltas”, deklaroi Vuçiç./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *