Vuçiq me lutje për Prishtinën zyrtate: Mos u pushtoni nënstacionin e Valaçit në veri
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se Prishtina po zgjedh siç tha ai “nëse dhe kur do ta pushtojë nënstacionin e Valaçit” dhe se i lutet që të mos e bëjnë këtë.
Për paralajmërimin e tij të mëhershëm se më 6 nëntor autoritetet e Prishtinës mund të pushtojnë veriun e Kosovës dhe ta marrin Valaçin, Vuçiq ka shpjeguar sot se ka thënë se nga 6 nëntori, kjo mund të ndodhë për shkak të qëndrimit ndaj KOSTT-it.
“Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë”, tha Vuçiq në Pozharevc, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Ai po ashtu ka theksuar se “ata zgjedhin se kur dhe nëse do ta bëjnë”.
“I lutem të mos e bëjnë këtë”.
Vuçiq tha se është në rregull që opozita ta mbështesë Kurtin.
“Fakti që opozita mbështet Kurtin është mirë, por lloji i sulmit ndaj serbëve se ata janë kriminelë, tregon se sa pak duhet për të poshtëruar veten dhe për të lajkatur dikë jashtë vendit”.