Vuçiq mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave

228

1432720011ramaramavucicKryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbërriti në Tiranë të mërkurën rreth orës 11.00 për vizitën historike 2-ditore dhe në orën 11.30 u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave, ku Vuçiç u prit nga kryeministri Edi Rama.

Ceremonia u pasua me një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave Rama dhe Vuçiç, për të vijuar pas orës 12.00 me takimin mes delegacioneve. Bisedimet mes palëve u zhvilluan në dy drejtime: për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe projekteve të përbashkëta rajonale mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Rreth orës 13.00 është parashikuar një konferencë për shtyp e dy kryeministrave.

Vuçiç do të pritet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dhe rreth orës 16.00 do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, e më pas me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Në agjendë është paraparë edhe një darkë zyrtare mes dy delegacioneve.

Të enjten, kryeministri Vuçiç do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik të Vjenës.

Jozyrtarisht, bëhet e ditur se kryeministri serb do të shoqërohet në këtë vizitë nga disa anëtarë të kabinetit të tij që kanë lidhje me ekonominë dhe disa gazetarë të mediave publike./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *