Vuçiq: Kosova s’është krejt shqiptare e as krejt serbe

338

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën përpos arritjes së ndonjë marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët.

Sipas tij, vetëm kjo gjë sjell paqe dhe se në të kundërtën “nuk do të ketë paqe”.

“Në të kundërtën s’ka paqe, kuptojeni. Më kuptoni popull dhe silluni të gjithë me përgjegjësi dhe kuptojeni se kjo është e vetmja gjë që e mundshme. Nëse s’ka marrëveshje, shqiptarët do të jenë edhe më nervozë”, deklaroi Vuçiqi në një intervistë për portalin serb “Espreso”.

“Është e vërtetë se në Kosovë nuk është gjithçka shqiptare dhe është e vërtetë që nuk është gjithçka serbe. Po ashtu, është e vërtetë se duhet të arrijmë kompromis. Ai që s’e kupton këtë do ta çojë Serbinë në tragjedinë më të madhe nga e cila do të dalim të humbur, më të humbur se kurrë më parë”, tha Vuçiqi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *