Vuçiq gjatë vizitës së “Teklas Automative” në Vranjë, premtoi investime edhe në Bujanoc
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sot ka vizituar qytetin e Vranjës, me ç’rast ka marrë pjesë në hapjen e fabrikës “Teklas Automotive d.o.o.”
“Sot jam veçanërisht i lumtur dhe krenar, që deri në fund të vitit do të punësohen 1.500 persona, me një pagë 50 për qind më të lartë se sa kishin në Geox. Kjo është diçka për të cilën askush nuk shpresonte” – tha Vuçiq.
Tutje, Vuçiq tha se: “Shteti do ta ndihmojë me aq sa mundet këtë investim. Unë vendosa që për një apo dy apo tre vjet ta kem një fabrikë të tretë këtu, në Bujanoc apo Tërgovishtë. Dhe do të ketë një mundësi tjetër me futjen e teknologjive të informacionit” – paralajmëroi presidenti serb.
Tutje, Vuçiq deklaroi se për fabrikën “Teklas Automotive d.o.o.” ka pasur një nxitim të madh, si dhe se problemi me punonjësit e Geox është zgjidhur në afat të gjatë./LUGINALAJM/