Vuçiq falenderon kryeministrin izraelit Lieberman për mos njohjen e Kosovës!

145

Kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua sot në Jerusalem me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Avigdor Lieberman, njrofton RTK.

Kryeministri Vuçiq dhe Liberman, sipas mediave serbe, kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes dy vendeve, si dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, transmeton RTK.

Me këtë rast, shtojnë mediat serbe, kryeministri serb ka falënderuar për mbështetjen e Izraelit në siç thuhet “ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Serbisë”.

Kryeministri Vuçiq, pasdite do të takohet edhe me ish presidentin e Izraelit, Shimon Peres, në Tel Aviv, duke i dhënë fund vizitës dy-ditore në Izrael./rtk/ – /LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon