Vuçiq është takuar me Papën: Vlerësojmë qëndrimin e Vatikanit ndaj Kosovës

100

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka thënë sot kreut të Kishës Katolike, Papës Françesku, se “Serbia e vlerëson qëndrimin parimor të Selisë së Shenjtë sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe mirëkuptimin për qëndrimin e Serbisë të bazuar në respektim të drejtës ndërkombëtare”.

Vuçiq gjatë bisedës me Papën, me të cilin është takuar sot në Vatikan, njëkohësisht e ka falënderuar për “qasjen konstruktive” të Selisë së Shenjtë për këtë çështje.

Gjatë takimit Vuçiq ka theksuar se “qëndrimet e Serbisë dhe Selisë së Shenjtë përputhen në çështjet e rëndësishme ndërkombëtare. Para se gjithash në çështjen e mbrojtjes së krishterimit dhe trashëgimisë krishtere si dhe avancimin e të drejtave të tyre të njeriut”.

Në lidhje me këtë, Vuçiq ka pretenduar se me rëndësi të veçantë është mbrojtja, respektimi dhe avancimi i të drejtave të serbëve në Kosovë, mbrojtja dhe rindërtimi i trashëgimisë krishtere serbe në Kosovë, e sidomos të kishave dhe manastireve ortodokse të cilat janë nën mbrojtje të UNESCO-s.

“Jashtëzakonisht vlerësojmë qëndrimin parimor të Selisë së Shenjtë sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe mirëkuptimin për qëndrimin e Serbisë të bazuar në respektim të drejtës ndërkombëtare”, ka pretenduar Vuçiq dhe ka falënderuar për qasje konstruktive të Selisë së Shenjtë për këtë çështje./Insajderi.com.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *