Vuçiq: Është shumë e mundur që nuk do ndodh takimi në Paris

109

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “është shumë e mundur apo gati e sigurt” se nuk do të ketë takim të liderëve të rajonit në Paris më 1 korrik sepse mendon se janë shanset e vogla që udhëheqja e Kosovës t’i heqë taksat në prodhime serbe.

Në seancën e Konventës Kombëtare mbi BE në Kuvendin e Serbisë, Vuçiq ka thënë se “një pjesë e komunitetit ndërkombëtar e ka forcuar pozitën e kryeministrit Ramush Haradinaj kur e kanë kthyer vëmendjen nga bisedimet në të cilat kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Vuçiqi dhe Frederica Mogherini dhe kur filloi të insistohet që të bisedohet vetëm për pavarësinë e Kosovës në tërësi.

“Dhe sot jemi në rrugën qorre. Haradinaj nuk dëshiron t’i heqë taksat derisa në zgjedhje nuk e merr çmimin e pozitës së tij të fortë, ndërsa askush tjetër për këtë nuk ka fuqi sepse do të përjetonte debakël në zgjedhje. Kështu që dyshoj shumë se së shpejti mund të presim këtë dhe konsideroj se është shumë e mundur apo gati e sigurt, se nuk do të mbahet takimi i Parisit. Kjo sjellë vështirësi të reja për të gjithë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se Beogradi zyrtar do të shkojë nëse e merr thirrjen, por se vlerësimi i tij është se nuk do të ketë kushte për organizimin e këtij takimi./Insajderi.com.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon