Vuçiq e quan ‘aksion kriminal’ reciprocitetin e targave me Kosovën

172

Në Serbi u mbajt mbledhja emergjente e Këshillit të Sigurisë e thirrur nga presidenti Aleksandër Vuçiç pas situatës së krijuar në kufi.

Mbledhja u kryesua nga Vuçiç dhe morën pjesë kryeministrja Brnabiç, ministrat Stefanoviç, Aleksandar Vulin, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe.

Në fjalimin e djeshëm, Vuçiç tha se është një nga ditët më të vështira për serbët në Kosovë dhe Metohi, dhe shtoi se situata është shumë serioze. Ndër të tjera Vuçiç është shprehur se Serbia do të marrë masa ekonomike dhe politike.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të arsyetojë së bashku me Prishtinën në mënyrë që Serbia të mos ketë nevojë të zbatojë asnjë masë.

Në fund të mbledhjes pati edhe një konferencë për mediat ku u bënë me dije vendimet e marra nga Beogradi.

Vuçiç tha se u diskutua situata pas “aksionit kriminal të Prishtinës” ndërsa siguroi se do të ruajnë paqen dhe stabilitetin për serbët në Kosovë. Presidenti serb shtoi se ka refuzuar propozimin për të bërë një zgjidhje kompromisi.

“Deklaratat që bëjnë fajtore të dyja shtetet janë të papërshtatshme,” – tha Vuçiç.

Ndërkohë pak orë më vonë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi përmes një postimi në Twitter deklaroi se ishte i shqetësuar nga situata e tensionuar dhe bëri thirrje që dy vendet të ruanin qetësinë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *