Vuçiq: Do të vendosim edhe “orën policore” nëse Stabi i Krizave na e kërkon si zgjidhjen më të mirë në vend

2296

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se shteti mund të vendos edhe për ‘orë olicore’, nëse Shtabi i Krizave vlerëson ate, si zgjidhjen më të mirë.

Në Beograd, pas ushtrimit anti-terrorist taktiko-demonstrues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Vuçiq u tha gazetarëve se shteti do të bënte atë që Shtabi i Krizave e kërkon, shkruan N1, përcjell LUGINALAJM.

Ai vlerësoi se shteti duhet të përpiqet të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe shtoi se “nuk kujdeset” për reagimet e qytetarëve ndaj masave të aprovuara.

“Puna e shtetit është të mbrojë shëndetin e njerëzve dhe jo vetëm të drejtat e qytetarëve,” u tha Vuçiq gazetarëve.

Ai tha se sjellja e pajisjeve dhe shtretërve në spitalin në Batajnica fillon që sonte./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *