Vuçiç: Duam kompromis me Kosovën, por jo poshtërim të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për media ka thënë se “dialogu do të vazhdojë në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe Serbia do t’i përgjigjet ftesës në Bruksel dhe ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë zgjidhje kompromisi, por kurrë nuk do të jemi të gatshëm të diskutojmë poshtërimin e Serbisë”.

“Ajo që është e rëndësishme për ne është që Serbia të mos qëndrojë për një konflikt të ngrirë, që ne duam t’i zgjidhim ato dhe mos ua lëmë fëmijëve tanë. Por, ne kërkuam mirëkuptim për interesat themelore shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Serbisë dhe popullit serb”, tha Vuçiç.

I pyetur se çfarë po i ofrohet Serbisë pas takimit me Përfaqësuesin e SHBA-së, Mattheë Palmer dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak, ai tha se “ata e dinë se për çfarë mund të flasin me përfaqësuesit e Serbisë. Dhe cilat janë dëshirat e tyre, kjo është një çështje tjetër”.

“Palmer mbron idenë e njohjes së Kosovës, nuk kam për çfarë të ankohem”.

“E jona është që të luftojmë. Ajo që do të ndodhë më 8 qershor (vendimi në Hagë për Ratko Mladiqin) ose në Bruksel nuk është e lehtë. Ju e dini që fuqitë e mëdha nuk do të ndryshojnë vendimin e tyre për të njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Është e rëndësishme për ne, dua të theksoj se iu përgjigja ftesës së Ivica Daçiçit, por gjithashtu dua t’i përgjigjem ftesave të presidentëve të partive të caktuara jo parlamentare, gjithçka varet nga forma që do të marrë”.

Vuçiç theksoi se ishte i gatshëm të fliste me përfaqësuesit e partive politike jo parlamentare nga opozita, të cilët shprehën interes për të dëgjuar pozicionin e udhëheqjes serbe dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre.

“Gjithashtu, unë jam i gatshëm t’u përgjigjem atyre partive që insistuan në ndërhyrjen e huaj nëse ata shfaqin një interes të tillë, por ato nuk e kanë treguar deri më tani”, shtoi Vuçiç.

/Albanianpost.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.