Vritet me plumb në kokë efektivi i RENEA-s gjatë përplasjes me banorët në Lazarat

185

aksioni-lazaratNjë efektiv i forcave speciale RENEA i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i rëndë i shënuar në orët e para të ditës gjatë të shtënave me armë në fshatin Lazarat.

Ndonëse fshati problematik kishte muaj që kishte rënë në qetësi, është riaktivizuar sërish situata e tensionuar mes policisë dhe banorëve.

Zyrtarisht konfirmohet se efektivi i Forcave RENEA ka humbur jetën pasi është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa një prej të plagosurve është në gjëndje të rëndë shëndetësore. Dy oficerët e policisë te plagosur ndodhen të shtruar në spitalin e Gjirokastrës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *