Vrasja e vëllezërve Bytyçi, amerikanët i bëjnë presion Vuçiqit

145

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se ligjvënësit amerikanë e kanë diskutuar me të javën që lamë pas në Munih të Gjermanisë, çështjen e pazgjidhur të vrasjes së tre shqiptaro-amerikanëve në mbarim të luftës në Kosovë.

Ai tha se në dy raste gjatë një takimi përgjatë konferencës së Munihut për siguri, ligjvënësit amerikanë kanë përmendur emrin e ish gjeneralit të policisë serbe Goran Radosavleviç Guri, por nuk kanë kërkuar ekstradimin e tij dhe nuk kanë dhënë prova për përfshirjen e tij në atë vrasje.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë./insajderi




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *