Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video +18)

175

vrasja-e-dy-turist-euml-ve-ccedil-ek-euml-policia-bie-n-euml-gjurm-euml-t-e-tre-autor-euml-ve-video-18_hdNjë ditë pas vrasjes tragjike të dy turistëve çekë në Dukagjin, policia thotë se kanë rënë në gjurmët e tre autorëve që dyshohet se qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi dy të rinjtë. Ky fakt konfirmohet nga burime të policisë për A1 Report.

Të njëjtat burime theksojnë se identiteti i të dyshuarve nuk bëhet i ditur për shkak të hetimet, ndërsa po ashtu mësohet se kërkimet janë përqendruar në komunën Shosh.

Trupat e pajetë të 27-vjeçarit Michael Svatos dhe të dashurës së tij 36-vjeçare Anna Kosinova janë sjellë në morgun e Tiranës ku pritet t’i nënshtrohen ekspertizës. Paraprakisht burime për A1 Report thanë se në trupat e turistëve çek ka më shumë se 2 plumba.

Rreth 30 persona të tjerë janë shoqëruar nga policia për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë e cila vijon të jetë e veshur me hije dyshimi për atë se çfarë ka ndodhur vërtetë.

Burime nga Prokuroria thanë për A1 Report se organi i akuzës së Shkodrës ka regjistruar aktualisht procedimin penal për “vrasje në rrethana cilësuese nga dy ose më shumë persona”.

Sulmi ndaj turistëve ndodhi rreth orës 20:15 të së premtes. Çifti i turistëve çek kishin zgjedhur Shqipërinë si destinacion të veçantë për tu eksploruar në turin e tyre nisur në Ballkan, por aventura e tyre u ndërpre tragjikisht pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi në makinën e tyre.

 Të rinjtë u ekzekutuan në fshatin Prekalaj në Dukagjin, ndërsa ktheheshin nga Thethi për në Shkodër.

Turistët kishin qenë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe ishin ndalur së fundi në Alpet shqiptare ku kishin fjetur në çadrën e ngritur nga vetë ata.

Burime për A1 Report thanë se dyshohet që në vrasjen makabre të turistëve të jenë përfshirë tre persona.

Njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë në makinë me çiftin çek dhe dyshimet janë se bëhet fjalë për një shqiptar i cili ka shërbyer për çekët në rolin e udhërrëfyesit, megjithatë hetimet do të hedhin dritë mbi funksionin e tij në këtë krim.

Burime nga policia thanë se dyshimet janë që çiftit t’i jenë grabitur fillimisht paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete, e më tej, sipas hetimeve paraprake në krim janë përfshirë edhe dy persona të tjerë të cilët mendohet se i kanë bërë prirë fuoristradës me targa çeke targa çeke 4P8 9798.

Në makinën e të rinjve çek është gjetur një armë automatik, ndërsa rreth 30 metra jashtë tij një krehër dhe dy gëzhoja.

Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht në ngjarjen e cila fillimisht në policinë e Shkodrës u raportua si një aksident e vetëm më pas u kuptua se bëhej fjalë për vrasje./LuginaLajm/

Video:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *